70-vjeçari Trump u betua ashtu si shumë presidentë përpara tij, në bazë të një tradite të vjetër amerikane.
Sic raportojnë mediat amerikane qindra mijëra njerëz, shumë prej tyre të joshur nga premtimi i Trump-it për ta “bërë Amerikën përsëri madhështore,” u mblodhën në Uashington për të përjetuar inaugurimin që u zhvillua në shkallët e Kapitolit.
Inaugurimi i Trump, pas një fushate të zhurmshme zgjedhore, sinjalizoi transferimin paqësor të pushtetit, ndërkohë që presidenti Barack Obama largohej nga detyra, pas dy mandateve në Shtëpinë e Bardhë.
Disa minuta më vonë, Presidenti i ri Trump mbajti fjalimin e inaugurimit.
Presidenti i ri e filloi ditën duke marrë pjesë në një ceremoni tradicionale në Kishën e Shën Gjonit pranë Shtëpisë së Bardhë, i shoqëruar nga gruaja e tij Melania, zëvendës presidenti i ri, Mike Pence, gruaja e tij Karen, dhe familjet e tyre.