“Personi i vitit”, për herë të dytë nga revista “TIME”, është zgjedhur Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për herë të parë, Trump ka marrë këtë titull në vitin 2016, kur pati fituar zgjedhjet presidenciale.
Me këtë rast, Donald Trump i bashkohet presidentëve që kanë fituar nga dy mandate si Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama, të cilët gjithashtu janë zgjedhur nga dy herë si personazhet e vitit, transmeton albinfo.ch.
Franklin D. Roosevelt, presidenti i 32-të i SHBA-së, është i vetmi person që ka marrë këtë titull tre herë.
Ky titull jepet nga revista “TIME” që nga viti 1927.