Të gjitha vendvotimet në Amerikë janë mbyllur dhe Donald Trump ka shansa shumë reale të fitojë për herë të dytë postin e presidentit, përcjell albinfo.ch.
Ai ka fituar tani më edhe zyrtarisht në tri nga shtatë shtetet më të kontestuara, të ashtuquajturat “swing states”, në North Carolina, Georgia dhe Pennsyslvania, e Donald Trump është në epërsi me vota edhe në shtetet e tjera.
Kamala Harris ka vetëm shansa teorike të fitojë, por Presidenti i ri i SHBA, sipas të gjitha gjasave do të jetë Donald Trump.