Presidenti amerikan, Donald Trump, është zotuar të mos i urdhërojë amerikanët të mbajnë maska që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit.
Komentet e tij erdhën pasi eksperti më i lartë i sëmundjes infektive të vendit, Dr Anthony Fauci, u bëri thirrje udhëheqësve shtetërorë dhe lokalë që t’i bëjnë njerëzit të mbajnë maska.
Veshja e maskës së fytyrës, shtoi Dr Fauci, është shumë e rëndësishme dhe “ne duhet t’i përdorim ato, të gjithë”.
Veshja e mbulesave të fytyrës është politizuar shumë në SHBA.
Shumica e guvernatorëve të shtetit kanë porositur që veshja e maskave në natyrë të jetë e detyrueshme, se sa një zgjedhje personale, shkruan “BBC”, përcjell albinfo.ch.