Ndërmarrja Komunale për pastrim dhe gjelbërim pranë Komunës së Likovës “PISHA” ka pranuar një kamion të ri dhe modern për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave si dhe një makinë për transportin e kufomave për në fshatin Likovë të Maqedonisë.
Donacioni është dhënë nga bashkatdhetarët nga Likova që jetojnë dhe punojnë në Cyrih të Zvicrës, raportojnë mediat lokale.
Kryetari i Komunës së së Likovës, Sadulla Duraku gjatë pranimit të donacionit deklaroi se ky donacion paraqet një ndihmesë të madhe në punën e Ndërmarrjes Komunale “PISHA”.