Pas ceremonisë të donacionit, u pranuan kamionat për zjarrfikësit në Kosovë.
Konsulli Besnik Miftaraj, i cili ishte i pranishëm në momentin e dorëzimit nga shkolla e zjarrfikësëve në Bruchsal dhe falënderoj në emër të Konsullatës së Përgjithshme në Shtuttgart edhe një herë autoritetet gjermane për këtë donacion.
Nga Kosova ishin zjarrfikësit si dhe komandantët e zjarrfiksëve në Skenderaj dhe Ferizaj, të cilët falënderuan miqtë gjermanë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Shtuttgart për përkrahjen. Më këtë rast u dhuruan 4 kamionë, që sigurisht do të jenë në shërbim të sigurisë në Kosovë.
Drejtori i shkollës z. Egelhaaf dhe zv. drejtori z. Meyer shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe shkëmbim pervojash mes zjarrfiksëve në dy shtetet dhe mundësinë e trajnimeve në Bruchsal të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.


