Përfaqësues të Qeverisë japoneze kanë nënshkruar dhurimin e donacioneve për tri komuna të Kosovës, Gjilanit, Kamenicës dhe Malishevës.
Ky donacion është i dedikuar për sektorin e shëndetësisë në vlerë prej afro 164 mijë eurosh.
Shefi jorezident i Zyrës Japoneze në Kosovë, Sakuro Shiomi, ka vlerësuar se kjo ndihmë ka për qëllim të promovojë zhvillimin shoqëror dhe ekonomik në Kosovë, si dhe vazhdimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve mike.
Sipas tij, shteti japonez edhe pse është përballur vitin e kaluar me një katastrofë të madhe natyrore, kjo nuk do të ndikojë në ndaljen e ndihmave për Kosovën.
Përmes këtyre donacioneve Spitali Rajonal i Gjilanit do t’i përfitojë dy autoambulanca, Qendra e Kujdesit të Mjekësisë Familjare në Kamenicë një autoambulancë dhe një minibus.
Ndërsa Qendra kryesore e mjekësisë familjare “Dr. Shpëtim Robaj ” në Malishevë disa aparatura mjekësore të nevojshme, si: rëntgeni, zhvilluesi i rëntgenit dhe një aparaturë ultrazëri.