Futbollisti i Kosovës, Benjamin Kololli, është njëri nga lojtarët më të dalluar të Zurichut.
Ai shënoi një gol të bukur sot në sfidën ndaj Lausannes. Kololli shënoi për rezultatin 3:0, shkruan albinfo.ch.
Aksion i bukur me kombinime të rrjedhshme mes lojtarëve të Zurich, derisa sfera përfundoi në këmbët e Kolollit, që tundi rrjetën me një goditje vrastare në zemër të zonës.
Kololli asistoi gjithashtu në golin e dytë, derisa Toni Domgjoni kishte shënuar golin e parë. Zurich triumfoi në fund 4:0. Fidan Aliti luajti 90 minuta për Zurichun, që ndodhet në vendin e tretë me 14 pikë, kurse Lausanne renditet në vendin e gjashtë me 12.