1 mijë e100 shpezë dhe kafshë pritet të asgjësohen gjatë tri viteve të ardhshme në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur në një tender të Doganës së Kosovës të quajtur:“Shërbimet e asgjësimit të mallit të konfiskuar të llojit të shpezëve dhe kafshëve”.
Për asgjësimin e këtyre kafshëve e shpezëve, do të shpenzohen plotë 45 mijë euro.
Në këtë tender janë treguar edhe për llojet e kafshëve që do të asgjësohen. “Asgjësimi i kafshëve (kali, gomar dhe gjedhe) 100 Asgjësimi i deleve, dhive dhe derrave 500 Asgjësimi i shpezëve 500”, thuhet në tender.
Operatori ekonomik i cili do ta merr këtë tender pritet që asgjësimin ta kryejë në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa kohëzgjatja e kontratës publike përfshin 36 muaj sipas këtij tenderi.