Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Dogana e Kosovës ka rritur performancën e saj. Kështu, deri sa të hyrat e vitit të kaluar ishin mbledhur 431.6 milionë euro, ëtë vit tanimë dogana ka mbledhur 445,3 milionë .
Vetëm gjatë javës që shkoi, u mblodhën të hyra në lartësi afër 20 milion euro, shkruan gazetaexpress. Gjithashtu gjatë kësaj javë performanca e të gjitha drejtorive ishte në nivel të lartë.
Lufta kundër evazionit fiskal ka rezultuar me konfiskimin e automjeteve (14copë), mallra të tekstilit, produkte të kozmetikës, pjesë për automjete si dhe produkte me akcizë si alkool dhe verë, që të gjitha gjatë tentim kontrabandimit. Vlera e përgjithshme e tyre ishte mbi 60.000 euro, njofton Dogana e Kosovës.
Dogana fton edhe një herë të gjithë qytetarët që të lajmërojnë të gjitha rastet e kontrabandës dhe korrupsionit në 0800 50 095 (pa-pagesë).