Euro ka rënë nën vlerën prej 1.21 franga. Euro lëviz ngadalë drejt normës minimale të këmbimit kundrejt frangut nga 1.20 franga që e kishte miratuar Banka Nacionale e Zvicrës në vjeshtë të vitit 2011. Kështu thotë Mark Hettinger, ekspert valutor në Credit Suisse.
“Që nga qershori është vërejtur një tendencë në rënie e euros kundrejt frangut zviceran, ngase normat e interesit në zonën e euros shënojnë rënie”, tha Hettinger.
Për zhvlerësimin e fundit të euros mund të ketë kontribuar Mario Draghi, kreu i Bankës Qendrore Evropiane. Në një deklarim të premten e kaluar ai kishte paralajmëruar inflacion të ulët.