Ministria e Shëndetësisë ka formuar një komision ku po shqyrtohet mundësia e amendamentimit të Ligjit për duhan pirje, pas kërkesës së Inspektoratit sanitar.
Zyrtarë e kësaj ministrie kanë thënë se ligji aktual nuk po zbatohet si duhet, raportojnë mediat Kosovare.
Ata kanë përpiluar një dokument në të cilin parashihet ndalimi qind për qind i hapësirave publike për duhan pirje.
Ndërkaq nismën e Ministrisë së Shëndetësisë për ndryshimin e Ligjit për duhan pirje, e kanë përkrahur edhe Ministria e Mjedisit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.