Ministria e Diasporës do të angazhohet në krijimin e lidhjeve mes diasporës dhe Kosovës, kanë dhënë zyrtarë të kësaj ministrie.
Gjithashtu është theksuar se do të angazhohet për ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombëtar, si dhe avancimin e të drejtave të bashkatdhetarëve kudo që ata jetojnë.
Xhevdet Sfarça, këshilltar politik për media, ka theksuar se kjo ministri do të punojë maksimalisht që të lehtësojë nevojat e mërgimtarëve, si ato ekonomike po ashtu edhe të dokumentacionit të nevojshëm.
Ministria e Diasporës gjatë sezonit veror do të organizojë shumë aktiviteteve arsimore, kulturore, sportive, si dhe “Ditët e Mërgatës” që fillojnë më 27-30 korrik.