Sipas Presidencës, në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Këngëtarja e famshme shqiptare ka ndërruar jetë të premten, në moshën 86-vjeçare.
Ajo do të varroset sot në fshatin e saj të lindjes, në Pagarushë, sipas amanetit të saj dhe ceremonia e varrimit do të jetë familjare.
Agjenda:
09:00 – 11:00, Homazhe në Teatrin Kombëtar,
11:00 – 11:30, Akademi Përkujtimore në Teatrin Kombëtar,
11:30 – 12:00, Nisja e kortezhit nga Teatrin Kombëtar.
14:30, Varrimi në Pagarushë të Malishevës.