Sot, më 15 tetor 2024, shteti shqiptar do të hapë kapitujt e parë për anëtarësim në familjen evropiane, përcjell albinfo.ch.
Për këtë shkak në Luksemburg ndodhet kryeministri Edi Rama.
Ai gjendet aty bashkë edhe me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani, ministren e Shtetit dhe kryenegociatoren Majlinda Dhuka, ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, si dhe një delegacion të përbërë nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës të grupkapitullit të parë.
GRUP-KAPITULLI I PARË
-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma e administratës publike
-Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Prokurimi publik
-Statistikat
-Kontrolli financiar
Ky grup kapitull që hapet i pari, pritet të mbyllet në fund të procesit të integrimit.
Progresi dhe ecuria e realizmit të objektivave në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave.
Shqipëria aplikoi për anëtarësim në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014.
BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë në korrik 2022.