Në këtë ngjarje, 100 personave u janë ofruar prerje e flokëve falas, kujdes për lëkurë, masazhe e të tjera.
Rreth 20 kompani u kanë kushtuar kohën dhe kanë dhuruar para për këtë ngjarje. E rroba të reja dhe dreka nga disa restorante, po ashtu janë shërbyer për të pastrehët.
Kjo ngjarje u organizua me idenë e More Lord London, kompani rrobash e cila u dhuron rroba të pastrehëve për çdo artikull të shitur.
“Mendoj se disa gjëra që ne i marrim për të gatshme sikurse kur shkojmë në ndonjë restorant të mirë, ose i rregullojmë flokët, janë gjëra të cilat njerëzit me disavantazh kurrë s’mund t’i bëjnë”, tha organizatori Jon David Vance. E ngjarja u mbajt në një qendër bamirëse, ku gjatë gjithë vitit u ofrohet ushqim të pastrehëve.