Ajo u caktua nga Organizata Ndërkombëtare e Kafesë, e cila vetë është themeluar në 1963-shin dhe sot numëron 43 vende anëtare eksportuese dhe 6 importuese, që së bashku përbëjnë 98% të prodhimit të kafesë në botë dhe 67% të konsumit të saj.
Evente të ngjashme megjithatë, nuk kanë munguar as në të shkuarën. Që në 1983-shin, All Japan Coffee Association nderonte kafenë dhe prodhuesit e saj, e në Nepal, Tajvan e madje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur një ditë kombëtare kushtuar kafesë, përcjell Albinfo.ch.
1 tetori shërben për të ndihmuar edhe si të mësohet më shumë rreth kafesë, procesin e rritjes dhe mënyrën si kokrrat e saj shndërrohen më pas në pijen që shijojnë miliona vetë në gjithë planetin, duke u kthyer në pijen e tyre të përditshme.
Në Itali kafeja është praktikisht një ritual social e kulturor. Me 30 milionë kafe ekspres të konsumuara atje çdo ditë, Roma vendosi ta bëjë “espresson” kandidat për statusin e trashëgimisë së Unescos-s.