Kuvendi i Kosovës po mban sot seancën konstituive, përcjell albinfo.ch.
Deputetët e legjislaturës së nëntë do ta bëjnë betimin, ndërsa në rend dite është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht nuk i ka 61 vota të konfirmuara për ta bërë shumicën.