12 Qershori, Dita e Çlirimit të Kosovës, do të festohet edhe në Berlin, përcjell albinfo.ch.
Kështu kanë njoftuar përmes një postimi në Facebook nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani.
“Më 12 qershor 2019 bëhen 20 vjet nga Çlirimi i Kosovës! Këtë datë dhe ditë të shënuar në historinë e vendit tonë do ta festojmë të gjithë së bashku – jo vetëm në atdhe, por edhe në Berlin. Për këtë biseduam sot me përfaqësues të komunitetit tonë në Berlin”, thuhet në njoftim.
