Xhudistja e Kosovës, fituese e medaljes olimpike, Distria Krasniqi, ka rrëmbyer edhe një medalje të artë në garat ndërkombëtare.
Kësaj radhe ajo përfaqësoi Kosovën në garën e madhe “Masters” që po mbahet në Jerusalem të Izraelit.
Kampionja olimpike në finale mposhti britaniken Chelsie Giles, duke siguruar kështu edhe një medalje të artë për Kosovën, përcjell albinfo.ch.