Distria Krasniqi javën që shkoi e ngriti flamurin e Kosovës në podium, duke triumfuar në Mastersin e Kinës.
Xhudistja jonë arriti të fitonte medaljen e artë në Mastersin e xhudos në Qingdao të Kinës, për të mbrojtur titullin e fituar në vitin paraprak.
Medalja e artë Distrias i solli edhe 1800 pikë të tjera olimpike.
Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka shpallur Ipponin e Distrias në sfidën kundër Narantsetseg Ganbaatar më të mirin në Mastersin e Kinë, IJF ka përzgjedhur pesë Ipponet më të mirë dhe i Distrias u rendit në vendin e parë.
Watch the TOP 5⃣ IPPONS from #JudoMasters ?@Korrelforgold @NOCKOSOVO @ajjf_judo @Olympic_Russia pic.twitter.com/DSDreUJETI
— Int. Judo Federation (@Judo) December 19, 2019