Distria Krasniqi është kualifikuar për në gjysmëfinale në kuadër të xhudos në turneun “Grand Slam” që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Krasniqi gjendet në kategorinë prej -48 kg dhe në çerekfinale është ndeshur me francezen Shirine Boukli, ku edhe ka arritur të fitojë. Në gjysmëfinale ajo do të takohet me përfaqësuesen e Izraelit, Shira Rishony, shkruan Rtk, përcjell Albinfo.ch.
Distria është e vetmja garuese nga Kosova që ka mbetur në garë për medalje, pasi që më herët Flaka Loxha dhe Shigeki Nakamura pësuan humbje në rundin e dytë. Nakamura në kategorinë prej -66kg kishte përballë kampionin e Evropës 208, sllovenin Adrian Gomboc, i cili ia shkaktoi humbjen, ndërsa Loxha në kategorinë prej -57 kg pësoi humbje nga kanadezja me përvojë, Jessica Klimkeit, edhe pse e filloi me fitore.
Ndërkaq Nora Gjakova në kategorinë prej -57 kg nuk arriti të kualifikohej në rundin e tretë, pasi humbi nga francezja Helene Receveaux.