Bëhet e ditur se kampionia olimpike fitoi medaljen e bronztë në Evropianin e xhudos, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Ajo për të bronztën mundi gjermanen Mascha Ballhaus, kategoria -52 kg, shkruan albinfo.ch.
Është kjo medalja e katërt në Evropian për senior për Distrian.
Flaka Loxha (-57 kg) zuri vendin e shtatë, suksesi më i madh i saj në Evropianin e seniorëve.
Ndërkohë, sot garojnë Akil Gjakova e Laura Fazliu.
Ndërsa, Laura Fazliu e ka nisur me fitore në Kampionatin Evropianin të xhudos, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Xhudistja kosovare e fitoi me “Ippon” përballjen e parë me izraeliten Kerem Primo.
Laura Fazliu garon në kategorinë deri në 63 kilogramë, shkruan Gazeta Express.
Ajo në raundin e dytë do të takohet me xhudisten nga Britania e Madhe, Lucy Renshall.
/Albinfo.ch.