Xhudistja kosovare dhe kampionja olimpike Distria Krasniqi për herë të katërt është shpallur sportiste e vitit 2023 në Kosovë.
Në një ceremoni të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), asaj iu nda titulli i sportistes së vitit.
Ndërsa edhe xhudisti Akil Gjakova për herë të katërt është shpallur më i miri në kategorinë e “Sportistit të Vitit”.
Në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit” për të tetin vit me radhë, mjeshtri i madh i xhudos Driton Kuka, e morri çmimin e “Trajnerit të Vitit”.