Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.
Në çerekfinale të kategorisë deri 52 kilogramë, xhudistja kosovare e mposhti izraeliten Gefen Primo.
Distria me Primon tani ka bilanc prej katër fitore.
Ndaj izraelites, Distria dominoi plotësisht. Fitoi me Ippon të bukur për 1 minutë e 4 sekonda.
Distrisë i duhet edhe një fitore për të siguruar medaljen olimpike.