Studioja filmike Walt Disney ka blerë asetet televizive dhe filmike të studios Twenty-First Century Fox, për 71 miliardë dollarë.
Kompletimi i marrëveshjes do t’i japë përmbajtje të mirë platformës së saj, e cila po synon ta rivalizojë Netflixin.
Disney, përmes kësaj marrëveshjeje, do të bëjë për vete personazhe të njohura, si Mickey Mouse, Luke Skywalker nga Star Wars dhe superheronjtë e Marvelit, X-Menin dhe Avatarin.
Kompletimi i marrëveshjes me Foxin vjen gati një vit pasi Disney fitoi betejën e ofertave me kompaninë kabllore “Comcast Corp” për këto asete.