Albinfo.ch dje ka shkruar se si Instituti Federal i Teknologjisë (ETH) në Cyrih mbetet universiteti më i mirë në Evropën kontinentale dhe në vendin e 7-të në mbarë botën për Inxhinieri dhe Teknologji, sipas renditjes vjetore të Quacquarelli Symonds (QS).
Ndër 10 institutet zvicerane të përfshira në renditje, gjashtë kanë rrëshqitur.
Universiteti i Cyrihut, për shembull, nuk është më në mesin e 100 më të mirëve në botë: ai ka zbritur në pozitën e 109-të.
Università della Svizzera Italiana ra në vendin e 405-të – 78 poshtë renditjes së vitit të kaluar.
Dhe universitetet e Bazelit (131),
Gjenevës (155),
Bernë (161) dhe
Lozanës (224) janë gjithashtu të vlerësuara më ulët se më parë.