Në Kantonin Neuchatel është raportuar për një numër personash për të cilët dyshohet se janë të infektuar me koronavirus, shkruan srf.ch. Disa qytetarë të këtushëm të cilët kishin qëndruar në rrethinat e Milanos, në Itali, për problemet e tyre me organet e frymëmarrjes janë konsultuar në qendrën emergjente të rrjetit të spitaleve të Neuchatelit.
Në mesin e rasteve të dyshuara janë edhe tre fëmijë. Këta u takojnë dy familjeve të ndryshme që kanë qëndruar në regjionin e Milanos, transmeton albinfo.ch. Në njërin nga rastet, rreziku i ekspozimit ndaj virusit konsiderohet i ulët. Ndërsa në një nga rastet tjera, gjatësia e qëndrimit në zonën e përmendur, e ka bërë të mundshëm ekspozimin ndaj koronavirusit, thuhet në një njoftim nga autoritetet e Kantonit Neuchatel.
Mjeku kantonal ka marrë raportin edhe për një person i rritur, i cili pas kthimit nga Italia, për shkak të kollitjes dhe temperaturës, kishte kërkuar ndihmën e mjekut, përcjell albinfo.ch. Këto raste të dyshuara do të trajtohen të izoluara në shtëpi , pasi që gjendja e tyre klinike nuk është shqetësuese.