Këshilli Federal dëshiron t’i japë fund parimit të “territorialitetit” për produktet farmaceutike të thjeshta, të përdorimit të lehtë, të blera nga banorët zviceranë në vendet e huaja, përcjell albinfo.ch.
Këto blerje do të rimbursohen nga sigurimi shëndetësor zviceran, por vetëm nëse blihen në shtetet e BE-së ose EFTA -s.
Sidoqoftë, sigurimi nuk do të paguajë për një produkt ose pajisje mjekësore, përdorimi i të cilit kërkon udhëzime ose mbikëqyrje mjekësore; kostot e tyre do të rimbursohen vetëm nëse blihen në Zvicër. /Albinfo.ch