Kantoni i Gjenevës, që ka rreth 60 pika kalimi kufitar, ka miratuar një mocion për mbylljen e disa pikave të vogla për qarkullimin e automjeteve gjatë natës, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, deputetët shprehin shqetësimin se kjo masë mund të rrisë trafikun në pikat e tjera kufitare.
Pierre Maudet, shefi i Departamentit të Shëndetësisë dhe Lëvizshmërisë në Gjenevë, tha se autoritetet franceze dhe zvicerane do të bashkëpunojnë për të gjetur një zgjidhje që të shmanget “zhvendosja e trafikut” nga një pikë në tjetrën.