Një pjesë e operatorëve të telefonisë mobile në Gjermani nuk do ta respektojnë legjislacionin evropian, me të cilin nga 15 qershori të gjithë abonentët e telefonisë mobile në BE do të komunikojnë pa Roaming në tërë territorin e Bashkimit Evropian.
Përkundër njoftimit të Agjencisë Federale Gjermane për rrjetet mobile që do të monitorojnë zbatimin e masës nga Komisioni Evropian, disa operatorë do të vazhdojnë të aplikojnë telefonatat me tarifa Roaming.
Sipas organizatave të konsumatorëve “Stiftung Varentes”, 9 nga 16 operatorë mobilë në Gjermani do të vazhdojnë të aplikojnë tarifat shtesë të Roamingut.
Shumica e tyre kanë nënshkruar kontratën për shfrytëzimin e shërbimeve mobile dhe internetit vetëm në territorin gjerman, që u jep atyre të drejtën për të aplikuar tarifa Roaming për thirrjet telefonike dhe internetin.
Sipas gazetës “Handelsblatt”, operatorët e mëdhenj mobilë ende nuk e dinë nëse ata do të rrisin çmimet e shërbimeve të tyre për të mbuluar dëmet nga heqja e tarifave Roaming.