Skip to content

Kompanitë kosovare po përgatiten për panairin “Gulfood” në Dubai

KIESA ka mbajtur takim parapërgatitor me bizneset që do të marrin pjesë në panairin “Gulfood” në Dubai, përcjell albinfo.ch. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), mbajti sot takim parapërgatitor me kompanitë që do të marrin pjesë në Panairin ndërkombëtar të ushqimit dhe pijeve […]

KIESA ka mbajtur takim parapërgatitor me bizneset që do të marrin pjesë në panairin “Gulfood” në Dubai, përcjell albinfo.ch.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), mbajti sot takim parapërgatitor me kompanitë që do të marrin pjesë në Panairin ndërkombëtar të ushqimit dhe pijeve “Gulfood 2024”, i cili do të mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe më 19 deri 23 shkurt 2024.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me hapësirën ekspozuese që ka Kosova në këtë panair si dhe rreth procedurave përgatitore të kompanive. Ndër tjera u fol për produktet që do të ekspozohen nga ana e kompanive tona si dhe për procedurat e tjera për paraqitje sa më të mirë të kompanive në shtandin e Kosovës.

Në këtë panair MINT/KIESA ka siguruar hapësirë ekspozuese prej 66 m2, në të cilën do të promovojnë produktet e tyre 8 kompani vendëse.