Ka dy ndryshime që duhet t’i keni parasysh nëse udhëtoni rregullisht jashtë shtetit. Së pari, nga 12 nëntori udhëtimi midis Austrisë dhe fqinjëve të saj, Hungarisë dhe Sllovenisë, do të jetë i mundur vetëm në pikat e kalimit kufitar zyrtar të vendeve, me rikthimin e kontrolleve kufitare, transmeton albinfo.ch.
Kjo nuk paraqet ndryshim në dokumentacionin e nevojshëm për të udhëtuar, vetëm aty ku mund ta bëni.
Është gjithashtu e mundur që shkalla e lartë e incidencës në Austri mund të bëjë që Gjermania ta etiketojë atë një “zonë me rrezik të lartë”.
Në atë rast, udhëtarët e pavaksinuar nga Austria në Gjermani do të duhet të karantinohen për të paktën pesë ditë pas mbërritjes. /Albinfo.ch