Plani i dy presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vucic për të korrigjuar kufijtë në baza etnike mes Kosovës dhe Serbisë, duket se nuk ka marrë miratimin e politikës gjermane, pavarësisht se për këtë vendim janë pajtuar Franca, Hungaria, Rusia dhe një pjesë e administratës amerikane, shkruan albinfo.ch.
“Ne vërtet jemi të shqetësuar për kahjen që ka marrë dialogu, pasi territoret janë e vetmja zgjidhje e asgjëje,” tha të enjten shefja e divizionit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme në Gjermani, Sabine Stoehr. “Ne nuk besojmë që kjo zgjidhje sjell stabilizim. Fokusi te territoret vetëm se ka për qëllim bllokimin e dialogut,” vijoi diplomatja gjermane në fjalimin e saj në Beograd.
Edhe ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka kundërshtuar ndarjen e Kosovës, por ka shtuar se edhe Status Qou-ja është e rrezikshme për tensione dhe konflikte të reja.