Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka thënë se Kosova do të duhej ta ndalte rritjen e taksës për të fituar liberalizimin e vizave.
Ai po ashtu ka thënë se Serbia nuk anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Këto komente ai i ka bërë përmes një postimi në Twitter.
“Tashmë të gjithë e dinë pak a shumë se çka nuk është e dëshiruar. Por, si mund të vazhdohet më tutje? Çka duhet të marrë Serbia (për ta njohur Kosovën)? Rrugë më të shpejtë për t’u anëtarësuar në BE? Një gjë është e qartë: jo njohje, jo anëtarësim! Kosova duhet ta ndalë rritjen e taksës dhe ta fitojë lëvizjen e lirë pa viza, menjëherë”, ka shkruar Ischinger në Twitter, përcjell albinfo.ch.
