Gjiganti kroat, Dinamo Zagreb, raportohet se është vënë në kërkim të yllit shqiptar Eros Grezda.
Siç shkruan “PanoramaSport”, talenti nga Gjakova pritet që të bëjë javën e ardhshme transferimin më të madh deri tani në karrierë.
Dinamo e Zagrebit ka ofruar 2 milionë euro për futbollistin e Osijekut si dhe shërbimet e një futbollisti tjetër.
Grezda, që vitin e shkuar debutoi te kombëtarja shqiptare, u transferua në verë te Osijeku për gjysmëmilioni euro nga Lokomotiva e Zagrebit.