Një 27 vjeçar nga Kosova, tri vjet më parë ishte nisur nga Prishtinë për ta mbështetur popullin sirianë në luftën kundër presidentit Bashar Al Asad, por kishte përfunduar në anën e organizatës Terroriste (ISIS). Pasi kishte kuptuar realitetin atje, kishte ikur nga Siria dhe ishte kthyer në Kosovë.
Albert Berisha u dënua me 3.5 vjet burg për “Pjesëmarrje në luftërat në Siri”. Por, tani ai ka arritur që të hapë Institut për Siguri dhe Integrim me lejen e Qeverisë së Kosovës, shkruan “Zeri”.
Berisha, nga Prishtina, në vitin 2013 kishte bërë thirrje për krenarinë e të qenit xhihadist. Pasi u kthye ish-luftëtarin e ISIS-it doli në medie për të thënë se është penduar që kishte marrë rrugën drejt “Tokës së Shamit”. Ai në Siri i ishte bashkuar grupit terrorist “Al Nusra”, por pasi u kthye në Kosovë ai deklaroi se është bërë pishman.
I njëjti në shkrimin e tij, të botuar në vitin 2013 (“Heronjtë ‘e Spanjës’ dhe ‘tradhtarët’ e Sirisë”) në gazetën “Besimtari” bën thirrje për xhihad dhe për krenarinë e të qenit shqiptar muxhahedin.
“E njëjtë është situata edhe me shqiptarët që luftojnë në Siri, ata kanë një ideal, kanë një qëllim, kanë një obligim, kanë një rrugë të cilën e trasojnë me krenari, kanë një xhihad për të bërë që i pëlqeu apo s’i pëlqeu Halilit apo dikujt tjetër, kjo është duke ndodhur. Shqiptarët janë muxhahida krenarë që bëjnë xhihadin kur është e nevojshme”, shkruan në Berisha…