Një banesë është përfshirë nga flakët në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë.
Zjarri është shkaktuar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit. Komandant i brigadës së zjarrfikësve, Latif Zeka, ka thënë se një grua e moshuar ka pasur nevojë për trajtim mjekësor, si pasojë e tymit, por nuk është lënduar nga zjarri.
Zjarrfikësit kanë larguar nga objekti në rrugën “Afrim Vita” edhe një person me aftësi të kufizuara.
Policia e Kosovës në njoftimin për këtë rast raporton se zjarri është lokalizuar shpejt nga zjarrfikësit dhe se në banesë në momentin e shpërthimit të zjarrit ishin katër persona.