Dy makina janë djegur mbrëmë në një parking në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës, ndërsa njëra prej tyre është e kryetarit të Komunës së Lezhës, Fran Frrokaj.
Komuna e Lezhës ka reaguar në lidhje me makinën e djegur, e cila ishte në përdorim nga kryebashkiaku Fran Frrokaj.
Në një deklaratë për mediat sqaron se “automjeti i djegur, autoveturë tip Mercedez Benz me targa AA 400 JK, prodhim i vitit 2002, ishte marrë nga komuna me ‘’Kontratë huapërdorimi’’, për shkak se nuk kishte në pronësi makinë për lëvizjen e kryetarit apo administratës”.
Bashkia e Lezhës thekson gjithashtu se po pret përfundimin e hetimeve për të zbardhur shkaqet e djegies.