Tuneli Piottino më magjistralen A2 pranë Prato TI është bllokuar prej të martën në mëngjes, pasi një kamion ka shpërthyer në flakë. Me kamionin transportoheshin edhe shtatë vetura tjera. Fatmirësisht nuk është plagosur asnjëri, ndërsa drejtimi për në jug është çbllokuar për trafikun, përcjell albinfo.ch.
Policia e kantonit të Tessinit lajmin e ka marrë rreth orës 7.30, ku në terren kanë shkuar mjaft zjarrfikës. Shoferi i automjetit që u djeg është 48 vjeçari italian.
Për shkak të sigurisë i mbyllur për disa orë mbeti edhe Tuneli Gotthard. Prokuroria ka nisur një ecuri hetimore ndaj 48 vjeçarit.