“Pas dëbimit të gjashtë gylenistëve në Ankara, udhëheqja kosovare ndodhet nën presion,” shkruan fillimisht e përditshmja austriake. “Pak pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt 2008, Turqia ishte ndër të parat që e njohu. Pas organizimit të shërbimit sekret turk me ndihmën e kolegëve të Kosovës për ekstradimin e gjashtë gylenistëve, janë turbulluar raportet mes shteteve vëllazërore.”
Pas këmbënguljes së Haradinaj dhe gjithashtu presidentit Thaçi, të cilët nuk kishin qenë të informuar për aksionin, janë parashtruar pyetje nga opozita – se vallë kush qeveris me Kosovën.
Të martën pritet mbledhje e jashtëzakonshme në Kosovë, ndërsa partitë bëhen gati për zgjedhje të reja, shkruan në fund media austriake.