Sot fillon debati në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth raportit që ka të bëjë me Kosovën dhe rajonin në tërësi, ndërsa së pari do të shqyrtohet raporti i Dick Martyt për trafikim organesh, për të cilin do të votohet nesër.
Në mbledhjen plenare të Asamblesë Parlamentare, senatori zviceran nesër do ta prezantojë raportin e të bërë publik në dhjetor të vitit të kaluar.
Ndërsa të mërkurën Asamblesë Parlamentare do t’i drejtohet presidenti serb Boris Tadiq dhe kryeministri shqiptare Sali Berisha.
Pjesëmarrjen e ka paralajmëruar edhe delegacioni i Kuvendit të Kosovës. Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, por zëvendësministrja e Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku, ka theksuar se “qysh nga viti i kaluar u është lejuar pjesëmarrja në punimet e institucioneve të Këshillit të Evropës kur bëhet fjalë për Kosovën”.
Delegacioni i Shqipërisë dhe deputetja e BDI-së në Maqedoni, Ermira Mehmeti-Devaja, do të prezantohet me qëndrim unik lidhur me raportin e Dick Martyt. Sipas mediave shqiptare, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka përgatitur një raport prej katër faqesh që do t’ia dorëzojë Këshillit të Evropës, si përgjigje zyrtare e Tiranës ndaj raportit të Martyt.
Ndërkohë Këshillit të Evropës do t’i dorëzohet edhe peticioni, i iniciuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, të cilët brenda dy javësh mblodhën nënshkrime në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës që kundërshtojnë projekt-raportin e senatorin zviceran.
Beogradin në këtë mbledhje do ta përfaqësojë delegacion i Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në krye me Dragolub Miçunoviq, ndërsa detyra kryesore e tyre do të jetë zbutja e rezolutës nëpërmjet amendamenteve dhe që të sjellin europarlamentarët që së më shumë sish të votojnë për rezolutën.