Këta banorë jashtë vendit kanë ndërmarrë disa hapa për zgjedhjet federale. Ata kanë parashtruar shtatë kërkesa për mandatin e ardhshëm. Të riatdhesuarit janë treguar shumë të qartë, duke pohuar se këtë herë do të kushtëzojnë votën e tyre elektorale.
Me shumë vendosmëri për të gjetur një vend në politikën federale, diaspora zvicerane u është drejtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë partive dhe kandidatëve të Parlamentit zviceran. Kjo e fundit, Organizata për zviceranët që jetojnë jashtë vendit, ka paraqitur një « Manifest (katalog) zgjedhor 2011 », i cili përmban të gjitha kërkesat e tyre.
Të riatdhesuarit bëjnë thirrje për krijimin e një ligji për emigrantët, i cili synon lehtësimin e ushtrimit të të drejtave politike nga jashtë, zhvillimin, lëvizjen ndërkombëtare të zviceranëve, garantimin e një kuadri konsullor adekuat, zhvillimin e komunikimit me pjesën e Zvicrës jashtë shtetit, përfaqësimin e kësaj pjese të popullatës, forcimin dhe zhvillimin e prezencës dhe pjesëmarrjes së Zvicrës në tryezat ndërkombëtare.