Në Waterbury, Connecticut, SHBA, po zhvillohet këto ditë festivali shqiptar, i cili këtë vit mbahet për të 14-in vit me radhë, transmeton albinfo.ch.
E veçanta e këtij viti është vlerësimi i tre studentëve shqiptarë me certifikata mirënjohjeje nga zyra e senatorit Chris Murphy.

Kryetari i qytetit të Waterbury, Neil O’Leary, ka vlerësuar lart komunitetin shqiptar në këtë vend.
“Komuniteti shqiptar është shumë mikpritës dhe gjithmonë është i gatshëm të ndajë me të tjerët kulturën, muzikën, traditat dhe ushqimin shqiptar”, ka thënë ai.
