Mbrëmë në orët e vona ka përfunduar numërimi i votave të ardhura nga diaspora.
Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me më së shumti vota nga ana e mërgimtarëve.
- LVV ka fituar 53%, apo 7033 vota gjithsej.
- LDK ka marrë 2158 vota,
- PDK 2139 vota,
- AAK-PSD 555 vota,
- kurse NISMA-AKR- PD, 916 vota
Vlen të theksohet se NISMA nuk e ka kaluar pragun. /albinfo.ch