Para Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë është paralajmëruar protestë e organizuar nga diaspora.
Me moton “Për UÇK-në, të vërtetën dhe drejtësinë”, bashkatdhetarët do të mblidhen më 1 mars, nga ora 10:00 deri në 12:00, përcjell albinfo.ch.
Organizatorët u kanë bërë thirrje bashkatdhetarëve që të shkojnë masivisht, duke protestuar në mënyrë të qetë kundër gjykimit të krerëve të UÇK-së.