Shqiptarët solidarizohen nga tragjedia. Disa persona kanë hapur llogari të ndryshme bankare në faqen “Gofund” për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti me magnitudë 6.4, i cili ka tronditur vendin mëngjesin e sotëm.
Vetëm njëri prej fondeve të ngritura me bazë në New York ka arritur shumën $303,494, ndërsa të tjerë gjithashtu arrijnë të grumbullojnë të ardhura. Një shembull ku i solidaritetit të Diasporës me të prekurit që më së shumti vijnë nga Durrësi, shkruan lexo.al, përcjell albinfo.ch.