Pavarësisht pandemisë dhe mosardhjes së mërgimtarëve në vendlindje, ndihma e tyre nuk ka munguar, shkruan albinfo.ch.
Në raportin e fundit të lëshuar nga Banka Qendrore të Kosovës, diaspora vazhdon të qëndrojë pranë vendlindjes edhe në këtë periudhë, pavarësisht krizës ekonomike që e ka kapluar tërë botën.
Sipas raportit gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020 remitencat janë rritur dukshëm krahasuar me tremujorët e tjerë nga viti 2019.
Duhet theksuar se në tremujorin e parë të këtij viti remitencat kishin qenë më të vogla me një shumë prej 187.3 milionë euro, ndërkaq për tremujorin e dytë janë raportuar 246.2 milionë euro!
Për një shtet të varfër si Kosova, ku papunësia vazhdon të jetë shumë e lartë, roli i prezencës dhe remitencave në Kosovë vazhdon të jetë kyç për mirëqenien dhe ekzistimin e plot familjeve. /Albinfo.ch