Raportohet se gjatë muajit nëntor mërgimtarët shqiptarë kanë dërguar 101.3 milionë euro remitanca, shkruan albinfo.ch.
Referuar raportit për 11 muaj, dërgesat financiare të diasporës shkojnë në 1 miliard e 217 milionë euro, sipas të dhënave të fundit nga Banka Qendrore e Kosovës.
Krahasuar me 11 muajt e vitit paraprak, është regjistruar rritje prej 10.2 përqind.
Derisa vetëm për muajin nëntor nga 101.3 milionët – 65 përqind e tyre janë dërguar përmes institucioneve financiare jobankare, 19 përqind kanale të tjera dhe 16 përqind e mjeteve janë trensferuar përmes bankave.