Të nderuara nëna, gjyshe, të afërm apo kujdestarë të fëmijëve shqiptarë,Ju ftojmë të merrni pjesë në orët e mësimit të gjuhës shqipe për fëmijë.
Aty fëmijët do të luajnë lojra të ndryshme, do të këndojnë, vallëzojnë, ngjyrosin dhe vizatojnë;do të bëjnë punë dore dhe gjithashtu do të dëgjojnë përralla, tregime, fabula, gjëegjëza, dhe do të mësojnë vjersha në gjuhën shqipe.
Kjo ndikon shumë në zhvillimin e tyre të mëtutjeshëm, sidomos për parapregaditje për shkollë, që të dinë të shprehen mirë.
Të ftuar janë të gjithë fëmijët e Qarkut të Horgenit
Dita e enjte
Ora 13:30 deri 15:00
Ju mirëpresim në: Theorieraum, Sportanlage
Schulhaus Waldegg, Horgen
Datat 2016
7., 14., 21. dhe 28. Janar 2016
- dhe 11. Shkurt 2016
3., 17., dhe 24. Mars 2016
- Prill 2016
Animatore Hava Kurti Krasniqi, Tel. 079 913 70 81
Informacion Lisa Ehrler, Integrationsbeauftragte Gemeinde Horgen
Telefon 044 728 42 39, lisa.ehrler@horgen.ch
Animimet janë falas!